presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës mbahen më 15 nëntor

Presidenti iRepublikës së Kosovës,dr.Fatmir Sejdiu ka caktuar15 nëntorin si datë tëmbajtjes së zgjedhjevelokale në Republikën eKosovës.

“Duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, neni 4, pika 1, 2 dhe 3, të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, si dhe duke pasur parasysh konsultimet e zhvilluara me të gjitha partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës merr këtë Vendim: 1. Zgjedhjet e ardhshme lokale në Republikën e Kosovës mbahen më 15 nëntor 2009; 2. Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe ligjin në fuqi”, thuhet në vendimin e Presidentit Sejdiu. Vendimi i Presidentit për datën e zgjedhjeve lokale vjen pas dy konsultave të përbashkëta që ai ka realizuar me të gjitha partitë politike, si dhe pas takimeve veç e veç me përfaqësuesit e partive politike.”Kam marrë propozime dhe ide me shkrim, kam marrë mbështetje të përgjithshme të të gjithëve për t’u angazhuar të gjithë se bashku, në veçanti KQZ, për të pasur zgjedhje të suksesshme. Me një ftesë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që të jenë participues aktivë në këtë proces dhe në këtë kuadër, në veçanti pjesëtarëve të komunitetit serb”, tha Presidenti pas marrjes së vendimit.. Kam zhvilluar konsultime me përfaqësuesit e KQZ-së, të SKQZ-së, kam zhvilluar konsultime edhe me akterë të rëndësishëm të tjerë, me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare që janë në Prishtinë dhe janë ndihmëtarë të proceseve, si OSBE, ICO e të tjerë dhe kam ardhur në konkludimin final për datën e zgjedhjeve, tha Presidenti Sejdiu. I pyetur rreth kërkesave të partive opozitare që zgjedhjet të mbahen në tetor, Presidenti Sejdiu theksoi se “është vullnet i të gjitha partive politike që zgjedhjet të mbahen në afatin e rregullt, në afatin ligjor”. “Është vullnet edhe i partive të tjera politike që zgjedhjet të mbahen në nëntor dhe datat orientuese të tyre kanë qenë në pjesën e parë të nëntorit, deri më 15 nëntor”, vijoi Presidenti Sejdiu. “Unë respektoj edhe pozitën edhe opozitën. Nuk është çështje se dua t’i mbaj krah njërës apo palës tjetër, por dua të sqaroj se janë të nevojshme shumë veprime për të pasur zgjedhje të suksesshme”, tha ai. “Kam biseduar me kryetaren e KQZ-së, me kryetarin e SKQZ-së, kam biseduar edhe me OSBE-në, që dëshirojmë ta kemi një partner mbështetës të rëndësishëm dhe kam biseduar edhe me ekspertë të tjerë që merren me proceset demokratike të zgjedhjeve për të nxjerrë një vendim të tillë, i cili do të jetë në afat kohor i bollshëm për të kryer përgatitjet e mira, edhe në kuptimin teknik, por edhe në kuptimin sensibilizues para qytetarëve të Republikës së Kosovës”, theksoi Presidenti Sejdiu, duke shtuar se në këtë rast duhet të kihet parasysh edhe mandati i kuvendeve të tashme komunale, i cili është deri në 4 janar të vitit të ardhshëm. Presidenti Sejdiu ka folur edhe për pjesëmarrjen e pjesëtarëve të komunitetit serb në zgjedhjet lokale. Ai theksoi se është e rëndësishme që njerëzit të binden se duhet të vendosin për veten e tyre, duke zgjedhur përfaqësuesit e tyre për pushtetin lokal. “Ka ardhur koha dhe momenti që duhet me gjithë veprimin e përbashkët të shuhen strukturat paralele që dëmtojnë jo vetëm imazhin e përgjithshëm, por edhe interesat e njerëzve. Kam pasur takime me përfaqësuesit e disa prej partive politike serbe, që kanë më tepër anëtarësi dhe të gjitha këto pa rezervë kanë shprehur gatishmërinë e tyre që të marrin pjesë në zgjedhje”, tha Presidenti Sejdiu.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.