presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sejdiu: Kroacia ka qenë përherë zë i fuqishëm i përkrahjes së synimeve tona për liri dhe pavarësi

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu mori pjesë në kremten e organizuar nga shqiptarët e Kroacisë me rastin e dyvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në këtë solemnitet, të cilin e hapi ambasadori i Kosovës në Zagreb, Valdet Sadiku, Presidenti Sejdiu theksoi se Republika e Kroacisë ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe që i ka ngritur raportet diplomatike në nivel ambasade.

“Kroacia ka qenë përherë zë i fuqishëm i përkrahjes së synimeve tona për liri dhe pavarësi, ndërsa komuniteti shqiptar që jeton në këtë vend ka qenë dhe mbetet një urë e rëndësishme e miqësisë dhe e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona”, tha Presidenti Sejdiu. Fjala e Presidentit Sejdiu në kremten e organizuar nga shqiptarët e Kroacisë me rastin e dyvjetorit të shpalljes së pavarësisë së KosovësI nderuari z. Ambasador Sadiku, Të nderuar përfaqësues të institucioneve më të larta të Kroacisë, Ambasadorë, anëtarë të korit diplomatik, Të dashur qytetarë të Kosovës dhe të Kroacisë, Miq të dashur, zonja dhe zotërinj,Unë ndjej kënaqësi të veçantë që sot marr pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci. Është ambasada më e re, e shtetit më të ri, me një ambasador shumë të ri.Kosova ka hyrë në familjen e shteteve të pavarura falë rezistencës të madhe të sajë dhe falë ndihmës të madhe të pakursyer të të gjitha vendeve aleate. Ajo mbështetje, ka qenë mbështetje për lirinë njerëzore në radhë të parë, për demokracinë, për paqen dhe stabilitetin.Republika e Kroacisë ka qenë nga vendet e para që është angazhuar në mbështetje të lirisë së Kosovës dhe të arritjes së pavarësisë së saj, dhe natyrisht të hapjes së ambasadës në Republikën e Kosovës, pas njohjes që i bëri Kosovës.Ngjarja e sotme lidhet me tri zhvillime të rëndësishme, në tri ditët e fundit, pardje kishim festën e pavarësisë së Kosovës, dje kishim inaugurimin e Presidentit Josipoviq dhe sot hapjen e Ambasadës së Kosovës.Kisha kënaqësinë e veçantë të përcjellë mesazhet, falënderimet e popullit dhe të institucioneve të Kosovës, institucioneve dhe udhëheqësve më të lartë të shtetit kroat.Mora nga ta mbështetje të fuqishme, sikur edhe nga gjithë vendet mike për mbështetje të mëtejshme Kosovës në zhvillimin e saj ekonomik të shpejtuar dhe në përmbushjen e kritereve për integrim euroatlantik. Mora falënderimin në Prishtinë nga Presidenti Mesiq dhe këtu nga Presidenti Josipoviq, dhe gjithë të tjerët për kontributin e  shqiptarëve të Kroacisë, në luftën atdhetare për lirinë e saj, dhe thonë se ju njerëz të Kosovës dhe qytetarë të Kroacisë jeni kontribues të rëndësishëm në zhvillimin e këtij vendi dhe duhet të vazhdoni kështu. Të gjithë së bashku jemi të interesuar që të shpejtojmë në këtë rrugë që e kemi nisë, që nesër shumë shpejtë, Kosova edhe Kroacia të jenë anëtarë të Bashkimit Evropian dhe të njëjtën kohë them se ne do të na shërbejnë përvojat e mira të asaj që Kroacia ka arrit në proceset e zhvillimeve ekonomike dhe në procesin e anëtarësimit në NATO, pse jo, sepse kemi një kontingjente të shkëlqyeshëm bashkë me trupat e KFOR-it, në Prishtinë.Gjithë ju që jeni këtu, jeni miq të Kosovës, jeni njerëz të Kosovës dhe keni përcjellë me vëmendje zhvillimet që kemi pasur, dhe shumë prej jush jeni pjesë e proceseve të mëdha për Kosovën.Mrekullia e madhe që ka ndodhë në Kosovë, në kohën e shpalljes së pavarësisë, se nuk janë realizuar oguret e zeza që i kanë parashikuar kundërshtarët e pavarësisë së saj. Kosova ka vazhduar me qëndrueshmërinë e saj si shtet stabil, i gjithë qytetarëve pa dallim etnie.Kosova është e zotuar që thellësisht ta zbatoj projektin Ahtisari që ka qenë një projekt, që ka dalë pas një rezultati dhe pune të mundimshme dhe të gjatë. Kosova ka relacione të shkëlqyeshme me gjithë vendet fqinje dhe vendet e rajonit, me përjashtim që me Serbinë ende kemi problem, por, ne dëshirojmë të kemi marrëdhënie të mira me të gjitha vendet, pra edhe me ta, absolutisht. Sepse, e ardhmja është në bashkëpunim, në zhvillime integruese të të gjithëve në Bashkimin Evropian dhe në NATO.Kosova, sot ka siguruar 65 njohje ndërkombëtare, ka hapur 21 ambasada dhe 9 misione konsullore, është bërë anëtare e Fondit Monetar dhe e Bankës Botërore dhe është në zhvillim shumë të hovshëm përkundër vështirësive dhe sfidave që kemi para vetes. Besoj se edhe komuna e Zagrebit, z. Bandiq me gjithë njerëzit e vet do të na ndihmoj që të bëhet Prishtina edhe më e mirë dhe në fund them një falënderim të madh për njerëzit të cilët janë larg shtëpive të tyre dhe që janë me dekada këtu dhe them se Kroacia po kështu është shtëpi e juaja, dhe këtë e kanë thënë dhe e kanë dëshmuar. Shumë prej jush dhe familjeve të juaja janë sakrifikuar në atë luftë që ka qenë, por kur sakrifica është për liri, Zoti e bekon gjithmonë.Zoti e bekoftë Republikën e Kroacisë, Zoti i bekoftë miqtë e Kosovës, Zoti e bekoftë Kosovën.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.