presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sejdiu: Integrimi në rrjedhat euroatlantike orientim themelor i Republikës së Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, z. David Blunt, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë në pjekurinë e institucioneve të Kosovës dhe popullit të saj për ta menaxhuar në mënyrë dinjitoze situatën pas pavarësimit të vendit.

“Qytetarët e Kosovës kanë treguar një maturi madhështore dhe unë do t’i inkurajoja ata ta vazhdojnë këtë qasje”, theksoi ambasadori Blunt.  Presidenti i Republikës së Kosovës e falënderoi z. Blunt për përkrahjen që ka dhënë Britania e Madhe, përkrah gjithë vendeve të tjera, në mbështetje të Kosovës duke ritheksuar edhe një herë përkushtimin e Kosovës për implementimin e të gjitha parimeve që dalin nga Plani i Ahtisarit. “Orientim themelor i Republikës së Kosovës, krahas angazhimit për zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenies së gjithë qytetarëve të saj, mbetet integrimi në rrjedhat euroatlantike”, – theksoi në fund Presidenti Sejdiu.

This site is registered on wpml.org as a development site.