presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sejdiu: Forcimi i institucioneve është interes yni nacional

“Është interes yni nacional që institucionet e vendit të forcohen dhe të punojnë duke e respektuar me përpikëri kushtetutshmërinë dhe ligjin”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi që pati sot me Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës, z. Lage Olofsson.

Duke e cilësuar të rëndësisë së veçantë punën e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, President Sejdiu vlerësoi se pavarësia dhe objektiviteti duhet të jenë moto e punës së këtij institucioni.Ndërkaq, z. Olofsson tha se ndihej i nderuar që kishte mundësinë për t’i ndihmuar Kosovës dhe popullit të saj për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe transparente.“E di që detyra ime është një sfidë mjaft e madhe, por unë dhe ekipi im jemi të vendosur ta përmbyllim me sukses misionin tonë”, pohoi z. Olofsson.

This site is registered on wpml.org as a development site.