presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Republika e Sllovenisë hap ambasadën e saj në Kosovë

Shef i Zyrës së deritashme Ndërlidhëse të Sllovenisë në Prishtinë, z. Vojko Volk, gjatë një takimi të mbajtur sot, e njoftoi Presidentin Sejdiu se homologu i tij slloven, Presidenti z. Danilo Türk, ka vendosur që Sllovenia të hapë ambasadën e saj në Republikën e Kosovës.

“Sllovenia do të vazhdojë ta mbështesë edhe më tej Republikën e Kosovës, me qëllim të avancimit të marrëdhënieve të përgjithshme në mes dy vendeve tona”, tha z. Volk, i cili do të jetë përkohësisht i ngarkuar me punë (Chargé d’affaires ad interim) në këtë ambasadë.Ndërsa, Presidenti Sejdiu, duke e falënderuar Republikën e Sllovenisë për këtë hap dhe për ndihmën e vazhdueshme që ky vend ka dhënë për Kosovën, theksoi se institucionet dhe qytetarët e Kosovës janë të përkushtuara për thellimin e marrëdhënie shumë miqësore me Slloveninë. 

This site is registered on wpml.org as a development site.