presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga uroi Presidentin Obama me rastin 235 vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Me rastin e 235 vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, me 28 qershor 2011, i ka dërguar letër urimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Barak Obama. Më poshtë po e botojmë të plotë letrën e Presidentes Jahjaga.

Prishtinë, 28 qershor 2011I nderuari z. President,Me rastin e festimit të 235 vjetorit të Deklaratës suaj të Pavarësisë më 4 korrik, në emër të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, si dhe në emrin tim, ju dërgoj urimet më të mira për qeverinë dhe popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Katër korriku është një datë e rëndësishme jo vetëm për vendin tuaj, por për tërë botën. Kjo datë është një sinonim i vlerave të jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë. Këto vlera janë tashmë universale dhe roli global i SHBA-së është i rëndësishëm në promovimin e tyre. Lidhja dhe miqësia e Kosovës me SHBA-në është e thellë dhe e palëkundur. Ne do të vazhdojmë t’i kontribuojmë paqes, stabilitetit dhe progresit në Ballkan. Angazhimi aktiv i SHBA-së mbetet krucial dhe i pazëvendësueshëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit tonë. Ne do të vazhdojmë të mbështetemi në përkrahjen tuaj për jetësimin e aspiratave Evro-Atlantike të Kosovës, si dhe për zgjerimin e njohjes së shtetit tonë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.