presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga dorëzoi diplomat për të dekoruarit me rastin e Ditës së Lirisë

Në një ceremoni të organizuar në kabinetin e Presidentes, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ua dha sot diplomat e dekoratave, personaliteteve dhe familjarëve të personaliteteve, që i ka dekoruar me rastin e 12 Qershorit, Ditës së Lirisë të Republikës së Kosovës.

Medaljet do të jepen në një ceremoni që do të organizohet në një rast tjetër.Në këtë ceremoni diplomat u dhanë për këta të dekoruar:1. Xhevat Ahmet Berisha, dekorohet me dekoratën URDHRI HERO I KOSOVËS, për vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës;2. Hakif Zejnullahu, dekorohet me dekoratën URDHRI HERO I KOSOVËS, për vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës;3. Edmond Hoxha, dekorohet me dekoratën URDHRI HERO I KOSOVËS, për vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës;4. Agron Rama, dekorohet me dekoratën URDHRI HERO I KOSOVËS, për vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës;5. Mehë Ramë Uka, dekorohet me dekoratën URDHRI HERO I KOSOVËS, për vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës;6. Rrahim Samiu-ZOGU, dekorohet me dekoratën URDHRI I LIRISË, për kontributin e lartë për liri të Kosovës;7. Shemsi Ahmeti, dekorohet me dekoratën URDHRI HERO I KOSOVËS, për vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës;8. Shefko Salkoviq, dekorohet me dekoratën URDHRI HERO I KOSOVËS, për vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës;9. Ismet Asllani, dekorohet me dekoratën URDHRI HERO I KOSOVËS, për vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës;10. Mulla Idriz Gjilani, dekorohet me dekoratën URDHRI I LIRISË, për kontributin e lartë për liri të Kosovës;11. Atë Luigj Palaj, dekorohet me dekoratën URDHRI I LIRISË për kontributin e lartë për liri të Kosovës;12. Atë Shtjefen Gjeçovi, dekorohet me dekoratën URDHRI I LIRISË për kontributin e lartë për liri të Kosovës;13. Shkumbin Terpeza, dekorohet me dekoratën URDHRI I LIRISË, për kontributin e lartë për liri të Kosovës;14. Ali Bajraktari, dekorohet me dekoratën URDHRI I LIRISË për kontributin e lartë për liri të Kosovës;15. Shemso Ferri, dekorohet me dekoratën URDHRI I LIRISË për kontributin e lartë për liri të Kosovës;16. Shyhrete Berisha, dekorohet me dekoratën URDHRI I LIRISË, për kontributin e lartë për liri të Kosovës;17. Ylfete Humolli, dekorohet me dekoratën URDHRI I LIRISË, për kontributin e lartë për liri të Kosovës;18. Vjollca Berisha, dekorohet me dekoratën URDHRI I LIRISË, për kontributin e lartë për liri të Kosovës.19. Sale Jashari, dekorohet me dekoratën URDHRI LUFTËTAR I LIRISË ”ADEM JASHARI”, për trimëri në luftën për liri;20. Nekibe Kelmendi, dekorohet me dekoratën URDHRI PËR PAQE, DEMOKRACI DHE HUMANIZËM “DR. IBRAHIM RUGOVA”, për veprën jetësore si kontribut i veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë, dhe kultivimin e humanizmit;21. Viktor Meier, dekorohet me dekoratën URDHRI PËR PAQE, DEMOKRACI DHE HUMANIZËM “DR. IBRAHIM RUGOVA”, për veprën jetësore si kontribut i veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë, dhe kultivimin e humanizmit;22. Sehadete Mekuli, dekorohet me dekoratën MEDALJA HUMANITARE “NËNA TEREZE”, për kontributin e dhënë në çështjet humanitare;23. Flora Brovina, dekorohet me dekoratën MEDALJA HUMANITARE “NËNA TEREZË” për kontributin e dhënë në çështjet humanitare;24. Nurije Zekaj, dekorohet me dekoratën MEDALJA E PAQES DHE PAJTIMIT “ANTON ÇETTA” për kontributin e dhënë për paqen dhe pajtimin midis njerëzve;25. Drita Begraca, dekorohet me dekoratën MEDALJA PRESIDENCIALE E MERITAVE për kontributin e dhënë në fushën e arsimit;26. Walter Happel SJ, dekorohet me dekoratën MEDALJA PRESIDENCIALE E MERITAVE, për kontributin e dhënë në fushën e arsimit;27. Safete Rugova, dekorohet me dekoratën MEDALJA PRESIDENCIALE E MERITAVE për kontributin e dhënë në fushën e arsimit;28. Katarina Josipi, dekorohet me dekoratën MEDALJA PRESIDENCIALE E MERITAVE, për kontributin e dhënë në fushën e artit; 29. Melihate Ajeti, dekorohet me dekoratën MEDALJA PRESIDENCIALE E MERITAVE për kontributin e dhënë në fushën e artit;30. Nadira Avdiq Vllasi, dekorohet me dekoratën MEDALJA PRESIDENCIALE E MERITAVE për kontributin e dhënë në fushën e arsimit dhe kulturës. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.