presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti delegacionin e Parlamentit të Holandës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot një delegacion të Parlamentit të Holandës. Delegacioni holandez e njoftoi Presidenten për takimet që ka zhvilluar në ditët e kaluara për t’u njoftuar me situatën në Kosovë por edhe në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Anëtarët e delegacionit holandez shprehën interesimin e tyre për rrjedhat në Kosovë dhe për marrëdhëniet ndërmjet vendeve të rajonit, e në veçanti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, i falënderoi përfaqësuesit e Parlamentit të Holandës për ndihmën që shteti i tyre i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në fusha të ndryshme.Ajo tha se e ardhmja e Kosovës është në BE dhe shtroi nevojën e marrëveshjes kontrakuale me Bashkimin Evropian për të shtyrë përpara reformat gjithëpërfshirëse në vend.Presidentja Jahjaga tha se Kosova është e përkushtuar që të ecë rrugës së integrimit euroatlantik dhe nënvizoi domosdoshmërinë e hapjes së dialogut për liberalizim të vizave me BE-në.Presidentja Jahjaga tha se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet t’i shërbejë të dyja vendeve në ndërtimin e marrëdhënie të mira fqinjësore, si dy shtete të barabarta. Ajo tha se të gjitha zgjidhjet duhet të jenë në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane dhe se asnjë zgjidhje që nuk është në përputhje me Acquis Communitaire nuk do të pranohet.  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.