presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, i dërgoi telegram ngushëllimi Oborrit të Habsburgëve

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, më 4 korrik 2011, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Oborrit të Habsburgëve me rastin e vdekjes së Arkidukës Otto von Habsburg.

Telegramin e ngushëllimit të Presidentes Jahjaga po e botojmë të plotë : “Me dhimbje të thellë mësova lajmin për vdekjen e Lartmadhërisë së tij Arkidukës Otto von Habsburg. Sot, Evropa ka humbur një politikan të shquar, ithtarin e madh të paqes dhe një kontribues për bashkimin e saj, ndërsa Kosova ka humbur një mik të pazëvendësueshëm i cili do të vlerësohet dhe përkujtohet përgjithmonë. Me këtë rast të dhimbshëm, në emër të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj, dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet e mia më të përzemërta Oborrit të Habsburgëve si dhe simpatinë time më të thellë”.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.