presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja e Konfederatës së Zvicrës uroi Presidenten Jahjaga

Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Micheline Clamy-Rey i ka dërguar një telegram urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga.

Në urim thuhet:

Zonja Presidente,

Pas zgjedhjes suaj si Presidente e Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë që t’ju shprehi, në emër të Këshillit Federal të Zvicrës, urimet e mia më të përzemërta, duke ju dëshiruar suksese në misionin tuaj të lartë dhe për prosperitetin e popullit kosovar.

Që lidhjet e miqësisë dhe të bashkëpunimit që ndajnë dy vendet tona të intensifikohen edhe më në të ardhmen.

Ju lus që të pranoni, Zonja Presidente, konsideratat e mia shumë të larta.

Micheline Clamy-Rey

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.