presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, z. Cemil Çiçek.

Presidentja Jahjaga e falënderoi Kryetarin e Asamblesë së Turqisë, zotëri Çiçek, për ndihmën e vazhdueshme që shteti i tij i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e ndërtimit të shtetit demokratik dhe të njohur ndërkombëtarisht.Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova është shtet i ndërtuar mbi parimin qytetar ku të gjithë qytetarët, pa dallim etnie apo feje, gëzojnë të drejta të barabarta, të garantuara me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.Presidentja Jahjaga vlerësoi rolin e rëndësishëm dhe konstruktiv që komunitetit turk po luan në Kosovë, si pjesëmarrës dhe kontribuues aktiv në institucionet e Kosovës dhe në të gjitha proceset e vendit.Ajo theksoi që komuniteti turk në Kosovë dhe komuniteti shqiptar në Turqi janë ura të rëndësishme që lidhin vendet tona dhe ndihmojnë në zhvillim të mëtejmë të marrëdhënieve shumë të mira bilaterale midis dy vendeve.Presidentja Jahjaga tha se ky është shekull i integrimit dhe bashkëpunimit dhe Kosova është e përkushtuar të avancojë agjendën e integrimit euroatlantik, duke shprehur besimin se Turqia do të jetë mbështetëse e rëndësishme në këtë proces.Ajo tha se bashkëpunimi ndërparlamentar është i rëndësishëm dhe theksoi nevojën e thellimit të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat, sidomos në atë të ekonomisë. Kryetari Çiçek i shprehu urimet Presidentes Jahjaga për progresin e rëndësishëm që shteti i Kosovës ka bërë që prej shpalljes së pavarësisë, duke e vlerësuar Kosovën si vend kyç në garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.Ai theksoi se integriteti territorial, sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës janë shumë të rëndësishme për Republikën e Turqisë, dhe tha se Turqia do të vazhdojë ta mbështesë shtetin e Kosovës në të gjitha proceset e saj.Kryetari Çiçek vlerësoi se Turqia mbetet e përkushtuar ta ndihmojë konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës dhe do të vazhdojë ta përkrahë atë për anëtarësim në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare. Ai tha se Turqia është e interesuar që të thellojë marrëdhëniet bilaterale në fusha që do të zhvillojnë dhe më tej shtetin e Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.