presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu votoi në shkollën e mesme “Gjin Gazulli” në Prishtinë

Prishtinë, 8 dhjetor 2007 – Presidenti i Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu pas votimit në shkollën e mesme “Gjin Gazulli”, para mediave të cilat po përcillnin votimin e tij, dha këtë deklaratë:

Sot është një ditë e rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, në veçanti për ata që do te përcaktohen për zgjedhjen e udhëheqësve të komunave.Është mirë që dalja në zgjedhje të jetë  masovike dhe të votojnë për kandidatët që ata i preferojnë, është e rëndësishme që këtë proces zgjedhor të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse ka edhe shumë punë të tjera për të bërë në kuptimin e ecjes sa më të shpejtë të Kosovës.Ky brez që do te zgjidhet do te ketë barrë të veçantë sidomos në ciklin e ri të legjislacionit dhe shumë aspekteve të tjera që kanë te bëjnë më jetën demokratike të qytetarëve dhe përmbushjen e interesave te tyre jetësore të përditshme, dhe zhvillimit të Kosovës, andaj është shumë e nevojshme edhe stabiliteti i vendit në vazhdimësi që gjithë qytetarët e Kosovës të vazhdojnë më këtë kontribut që kanë pasur dhe që do të kenë edhe në të ardhmen.Po ashtu që në këto nivele të bashkëpunimit që kemi me mekanizmat ndërkombëtarë në Kosovë, të tregohemi dhe dëshmohemi se në të vërtet mundemi të bëjmë një shtet të mirë, një shtet që do te ecë në lëvizje të shpejta në integrimet euro atlantike ,dhe natyrisht duke akceptuar në të njëjtën kohë vlerat apo standardet që kanë vendet perëndimore apo demokracitë perëndimore.Kjo është një sfidë e veçantë për Kosovën, por edhe një ditë e veçantë që ne do të dimë ta dëshmojmë vetveten.Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve për faktin se sa ky proces zgjedhor do të jetë i rregullt në krahasim me  rrethin e parë kur kishte shumë parregullsi, Presidenti tha: “Unë uroj që të behët punë e ndershme, ky është objektivi  ynë themelor, dhe thërras të  gjithë ata që përkujdesën për mbarëvajtjen e procesit të ushtrojnë punën e vet si duhet.

This site is registered on wpml.org as a development site.