presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu uroi Presidentin Obama dhe popullin amerikan me rastin e 4 Korrikut

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me rastin e festës së 4 Korrikut.

Në vijim po e japim të plotë letrën e Presidentit Sejdiu:Shkëlqesia e Tij, Barack ObamaPresident i Shteteve të Bashkuara të AmerikësShtëpia e Bardhë, Washington D.C., SHBAI nderuari President Obama,Në emër të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovoës, ju uroj Juve dhe popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së. Deklarata e Pavarësisë e SHBA-së ka shënuar lindjen e një kombi liridashës dhe që nga atëherë ka pasur ndikim jashtëzakonisht të madh në ngjarje të rëndësishme historike botërore dhe në rritjen e demokracisë.Dita e Pavarësisë së SHBA-së, 4 korriku, është ditë e vecantë jo vetëm për popullin amerikan. Me të drejtë kjo ditë tashmë është bërë sinonim i lirisë, prosperitetit dhe shpresës për vende të shumta demokratike anekënd globit. Qytetarët e shtetit me të ri në botë, Republikës së Kosovës, i bashkohen Shkëlqesisë suaj dhe popullit amerikan me respekt të madh dhe admirim në festimin e kësaj dite të rëndësishme. Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar pranë Kosovës në momentet më të errëta të historisë së saj dhe vazhdojnë të mbesin ndër miqtë dhe aletatët e saj më të mëdhenj.Parimet e mishëruara në Deklaratën e Pavarësisë së SHBA-së kanë formësuar bazën e Deklaratës sonë për pavarësi. Njëjtë sikurse edhe për SHBA-të, mesazhi universal i kësaj Deklarate për barazi, të drejtën në jetë, liri dhe kërkim të lumturisë, do të mbesin gjithnjë parimet tona orientuese.Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, urimet e mia të përzemërta dhe shprehjen e konsideratës sime më të lartë. Sinqerisht,Dr. Fatmir SejdiuPresident i Republikës së Kosovës

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.