presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

PRESIDENTI SEJDIU U TAKUA ME Z. TORBJON SOHLSTROM

Prishtinë, 26 korrik 2007 – Presidenti Sejdiu priti në takim lamtumirës z. Torbjon Sohlstrom i dërguar i posaçëm i z.Solana për Kosovë, dhe përfaqësuesin e ri, z.Jonas Jonsson.

Presidenti Sejdiu e cilësoi bashkëpunimin me z. Sohlstrom si jashtëzakonisht të mirë, dhe e vlerësoi angazhimin e tij, të konkretizuar, të drejtpërdrejt, dhe shumë produktiv.Presidenti Sejdiu më tej tha se ”Z. Sohlstrom në mënyrën më të denjë është angazhuar për projektin tonë, dhe shprehu bindjen se do ta kemi një misionar të mirë edhe në të ardhmen pavarësisht se ku do të gjendet”.Gjithashtu, Presidenti Sejdiu shfaqi shpresën se edhe përfaqësuesi i ri i z. Solana, z.  Jonsson, do të jetë në plotëni në qasjen që kishte edhe z. Solstrom në Kosovë, duke i ofruar gjithë bashkëpunimin e nevojshëm të tij dhe të institucioneve tjera të Kosovës.Ndërkaq, z. Solstrom pasi që falënderoj Presidentin Sejdiu për bashkëpunimin e ofruar,  vlerësoi se Kosova ka shënuar progres në përgatitjen e bazës ligjore, në harmoni me legjislacionin e BE-së, dhe shprehu  besimin se zgjidhja e statusit të Kosovës nuk do të vonojë shumë.Përfaqësuesi i ri i Solanës në Kosovë, Jonas Jonsson, premtoi bashkëpunim me institucionet e Kosovës për përmbylljen e procesit të statusit të Kosovës. Ai tha se do të vazhdojë punën e z. Solstrom, në përgatitjet për misionin e ri civil, ku Bashkimi Evropian do ta ketë rolin kryesor në administrimin e ardhshëm ndërkombëtar në Kosovë.

This site is registered on wpml.org as a development site.