presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu shpreh dhembjen e popullit të Kosovës për shpërthimin tragjik afër Tiranës

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, ka biseduar me telefon sot (e shtunë) pasdite me udhëheqësit e Shqipërisë, Presidentin Bamir Topi dhe Kryeministrin Sali Berisha, pas njoftimeve për shpërthimin në bazën ushtarake shqiptare në afërsi të Tiranës.

Presidenti Sejdiu u ka shprehur udhëheqësve shqiptarë dhembjen e popullit të Kosovës për tragjedinë që ka përjetuar sot Shqipëria. Presidenti Sejdiu ka ngushëlluar Topin dhe Berishën për viktimat e kësaj tragjedie, duke uruar që Qeveria dhe populli i Shqipërisë të gjejnë forcat për të përballuar pasojat e tragjedisë. “Ne jemi pranë jush, pranë popullit të Shqipërisë, në këto çaste të rënda”, ka thënë Presidenti Sejdiu, duke uruar që të plagosurit nga shpërthimi të shërohen sa më shpejt.

This site is registered on wpml.org as a development site.