presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti z. Nazif Cungun, kryetar i Partisë Forca e Re Demokratike në Mal të Zi

“Republika e Kosovës ka përmbyllur vitin e parë të pavarësisë, që ka qenë vit i mbarë i dëshmimit si shtet sovran, demokratik e funksional për të gjithë qytetarët e saj”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi që pati me një delegacion të Partisë Forca e Re Demokratike në Mal të Zi, të kryesuar nga kryetari i saj, z. Nazif Cungu.

“Republika e Kosovës ka përmbyllur vitin e parë të pavarësisë, që ka qenë vit i mbarë i dëshmimit si shtet sovran, demokratik e funksional për të gjithë qytetarët e saj”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi që pati me një delegacion të Partisë Forca e Re Demokratike në Mal të Zi, të kryesuar nga kryetari i saj, z. Nazif Cungu.Po ashtu, Presidenti Sejdiu tha se institucionet e vendit tonë do të kujdesen në mënyrë të veçantë për respektimin e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare, duke e përfshirë edhe pakicën malazeze. Por, vijoi Presidenti, ne besojmë se edhe shteti ynë fqinj, Republika e Malit të Zi, do të ketë po të njëjtën qasje pozitive për shqiptarët që jetojnë në këtë vend, me qëllim që pakicat kombëtare të shërbejnë si urë e lidhjes dhe e bashkëpunimit më të thellë në mes dy shteteve tona.Ndërkaq, z. Cungu shprehu gatishëmrinë e partisë së tij për të punuar me institucionet dhe me subjektet politike të Republikës së Kosovës në të gjitha fushat. Ai pohoi se prioritet i Partisë Forca e Re Demokratike është zhvillimi ekonomik i komunës së Ulqinit. Gjithashtu, z. Cungu theksoi se partia e tij i pret me optimizëm zgjedhjet e ardhshme, të cilat, siç tha ai, do ta konfirmojnë këtë parti si subjektin më të fuqishëm politik të shqiptarëve në Mal të Zi. 

This site is registered on wpml.org as a development site.