presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti shefin e Zyrës së Belgjikës në Kosovë, z. Wim Peeters

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, pati sot një takim me shefin e Zyrës së Belgjikës në Kosovë, z. Wim Peeters , i cili solli letrën e njohjes së Republikës së Kosovës nga Mbretëria e Belgjikës, të cilën e ka nënshkruar z. Karel De Gucht, ministër i Jashtëm, dërguar Presidentit Sejdiu dhe Kryeministrit Thaçi.

Tekstin e kësaj letre po e japim në vijim:

Duke iu referuar letrës suaj të datës 17 shkurt 2008, kam kënaqësinë t’ju informoj, shkëlqesia juaj, se Qeveria e Mbretërisë së Belgjikës e ka njohur Republikën e Kosovës si një shtet të pavarur dhe sovran.

Në emër të Qeverisë së Belgjikës, më lejoni t’ju uroj juve dhe popullin tuaj për këtë ngjarje historike.

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe konsullore me Republikën e Kosovës dhe shkëmbimi i  notave verbale do të bëhet  konformë procedurave të brendshme të Belgjikës.
Mirëpres një bashkëpunim të frytshëm me vendin tuaj në frymën e miqësisë së sinqertë.

Ju lutem, z. President dhe z. Kryeministër, pranoni konsideratat e mia më të larta.

Karel DE GUCHT

This site is registered on wpml.org as a development site.