presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti Riza Halimin

Prishtinë, 15 shkurt 2008 – Presidenti Sejdiu priti një delegacion nga Lugina e Preshevës, të prirë nga z. Riza Halimi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik.

Në takim u diskutua për përgatitjet që po bëhen për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe festimin e këtij akti në mënyrë të dinjitetshme. Presidenti Sejdiu gjithashtu njoftoi z. Halimi për punën që është bërë në draftin e kushtetutës dhe përzgjedhjen e simboleve, të cilat do të miratohen nga Kuvendi i Kosovës. Duke folur për situatën e sigurisë në vend për ditët në vijim, Presidenti Sejdiu theksoi se çdo lëvizje që cënon rendin dhe stabilitetin do të marrë përgjigjje të qartë nga KFOR-i dhe mekanizmat e tjerë të sigurisë.Z. Riza Halimi rikonfirmoi mbështetjen e plotë për pavarësinë e Kosovës dhe theksoi se shqiptarët në Luginën e Preshevës do të vazhdojnë të jenë faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe do të punojnë për realizimin e të drejtave të tyre në përputhje me standardet ndërkombëtare.Ndërsa, Presidenti Sejdiu i falënderoi anëtarët e këtij delegacioni për mbështetjen e pakursyer dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në të gjitha proceset për Kosovën.“Është me rëndësi që shqiptarët në këtë mjedis të jenë realizues të interesave të tyre në bazë të konventave ndërkombëtare dhe modeleve bashkëkohëse për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe komuniteteve”, theksoi Presidenti Sejdiu. 

This site is registered on wpml.org as a development site.