presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti kryetarin e Federatës Evropiane të Hendbollit, Tor Lian

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu priti sot kryetarin e Federatës Evropiane të Hendbollit, Tor Lian.

Në një takim të përzemërt, Presidenti Sejdiu e falënderoi z.Lian për përkrahjen e vazhdueshme që ai dhe institucioni që ai drejton i kanë dhënë Federatës së Hendbollit të Kosovës, po edhe sportit kosovar në përgjithësi, në procesin e rëndësishëm të ndërkombëtarizimit të tij. Në takim ishin të pranishëm edhe drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, të prirë nga Mexhit Devaja, kryetar.

This site is registered on wpml.org as a development site.