presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti komandantin e KFOR-it Gjen. Giuseppe Emilio Gay

Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, takoi sot komandantin e KFOR-it Gjen. Gay me të cilin bisedoi për angazhimet e përgjithshme dhe mbështetjen e KFOR-it për sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

Presidenti Sejdiu, në këtë  takim shprehu interesimin e tij për organizimin sa më të suksesshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës duke theksuar nevojën e përshpejtimit të procesit.   Ndërkaq, Gjen. Gay edhe njëherë shprehu zotimin e tij dhe të KFOR-it për ruajtjen e sigurisë së vendit dhe mbështjetjen për gjithë procesin e organizimit të FSK-së.  

This site is registered on wpml.org as a development site.