presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu përshëndeti komunitetin shqiptar në Australi

Në Melburn të Australisë u mbajt një manifestim i shqiptarëve nga Kosova, në të cilin morën pjesë mbi 1500 veta.

Atmosferën impresive të këtij tubimi, që u organizua me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e bëri edhe më të ngrohtë telefonata e Presidentit Sejdiu, i cili i duke i uruar pjesëmarrësit për këtë akt madhor, që sublimon sakrificat dhe punën e gjeneratave të tëra, tha se komuniteti shqiptar në Australi ka dhënë ndihmesë të veçantë për pavarësinë e Kosovës.“Jeni pjesë e qenies sonë dhe gëzimi juaj e shton edhe me shumë atmosferën e festimit, që në Kosovë u organizua me dinjitet”, tha Presidenti Sejdiu. Ai i ftoi pjesëmarrësit dhe gjithë komunitetin shqiptar në Australi për të punuar bashkërisht për zhvillimin e shtetit demokratik të Kosovës. 

This site is registered on wpml.org as a development site.