presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu ngushëlloi Presidentin e Republikës së Italisë, Giorgio Napolitano

05.10.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu i ka dërguar një telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës së Italisë, Giorgio Napolitano, me të cilin e ka ngushëlluar për humbjen e jetës së mbi 20 qytetarëve të shtetit italian, si pasojë e rrëshqitjes së dheut në rajonin e Sicilisë. Në telegram thuhet:

Shkëlqesisë së tij, Giorgio Napolitano,

President i Republikës së Italisë

Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve të qytetarëve tuaj si pasojë e rrëshqitjes së dheut në rajonin e Sicilisë.

Populli i Kosovës është me ju në këto çaste të vështira dhe lutet për viktimat dhe familjet që humbën më të dashurit e tyre. Po ashtu, urojmë që të gjinden të gjallë qytetarët që rezultojnë si të zhdukur, si dhe urojmë që të plagosurit të shërohen sa më parë.

Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi!

Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie!
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.