presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu ngushëlloi Presidentin Christian Wulf

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram Presidentit të Republikës së Gjermanisë, Christian Wulf, të cilit i shprehu ngushëllimet më të sinqerta për shuarjen e jetës së mbi 20 qytetarëve gjermanë, të cilët pësuan dje në aksidentin tragjik në “Paradën e Dashurisë” në Duisburg.Në vijim po e japim tekstin e këttij telegrami:

Shkëlqesisë së Tij, Christian Wulf,President i Republikës së Gjermanisë,I dashur President Wulf,Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shuarjen e jetës së bashkëqytetarëve Tuaj, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik, që ndodhi dje në manifestimin tradicional “Parada e Dashurisë” në Duisburg. Ky lajm tronditës është përjetuar rëndë kudo në Kosovë. Prandaj, në këtë ditë pikëllimi, theksoj solidaritetin e plotë të popullit të Kosovës me popullin mik gjerman dhe me të gjitha familjet e prekura nga kjo fatkeqësi rrëqethëse. Me këtë rast, ju lus, i dashur President, t’ua përcillni keqardhjen tonë të thellë dhe ngushëllimet tona të gjithë familjarëve, të cilët i kanë humbur më të dashurit e tyre.Uroj që qytetarët e plagosur në këtë ngjarje tragjike të shërohen sa më parë dhe të kthehen në familjet e tyre. Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi!Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie dhe familjet e tyre!Zoti e bekoftë Republikën e Gjermanisë!              Me respekt,Dr. Fatmir SejdiuPresident i Republikës së Kosovës

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.