presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu ngushëlloi familjen Metaj nga Hereqi i Gjakovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Metaj të Hereqit të Gjakovës, katër anëtarë të së cilës pësuan dje tragjikisht në një aksident komunikacioni në Mal të Zi. Më poshtë po e japim tekstin e këtij telegrami:

E nderuara familje MetajPranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të popullit të Kosovës për ndarjen nga jeta të katër anëtarëve të familjes suaj, të cilët pësuan tragjikisht derisa po udhëtonin për në bregdet.Lajmi i kobshëm për këtë tragjedi tuajën familjare e ka prekur thellë secilin qytetar të republikës sonë. Prandaj, në këto çaste zie, ne të gjithë jemi shpirtërisht me Ju dhe lutemi për bashkëfamiljarët tuaj.Me respekt, Dr. Fatmir SejdiuPresident i Republikës së Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.