presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu i dërgoi telegram ngushëllimi familes Hazjeri

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Hajzeri, me rastin e vdekjes së veprimtari të dalluar Hajzer Hajzeri.Më poshtë po e japim telegramin e plotë:

E nderuara familje Hajzeri,Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, veprimtarit dhe atdhetarit të respektuar Hajzer Hajzeri.Hajzer Hajzeri ka qenë një personalitet dhe veprimtar i dalluar i lëvizjes politike dhe një nga organizatorët kryesor të rezistencës nacionale, duke dhënë shembullin e përkushtimit dhe kontributit të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Puna e tij kishte përçuar mesazhin më të fuqishëm të kundërshtimit ndaj okupimit dhe dhunës që ushtrohej nga regjimi i Beogradit duke u bërë një shembull reference dhe vlerësimi të përhershëm. Pavarësia e Kosovës që e festojmë sot është bërë e mundur duke i falënderuar punës dhe sakrificës të personaliteteve siç ishte  Hajzer Hajzeri.     Lajmin për vdekjen e tij e morëm me pikëllim të thellë, po jemi të bindur se virtytet dhe respekti për kontributin që dha për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës Hajzer Hajzeri, do të kujtohen përherë nga qytetarët e Republikës së Kosovës.Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi! Zoti e bekoftë Hajzer Hajzerin! Me respektDr. Fatmir Sejdiu,President i Republikës së Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.