presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu dënoi sulmin ndaj shtëpisë së Kryeminstrit Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Famtir Sejdiu e dënoi ashpër sulmin ndaj shtëpisë së Kryeministrit Thaçi, duke e cilësuar këtë akt si një sulm të drejtpërdrejtë jo vetëm ndaj z. Thaçi dhe familjes së tij, por edhe ndaj vetë institucioneve të Republikës.

Presidenti Sejdiu i ka telefonuar z. Thaçit me të marrë lajmin dhe i ka shprehur atij keqardhjen  e thellë për këtë akt të pashembullt. Ai, po ashtu, ka kërkuar nga Kryeminstri që shqetësimin e tij t’ia përcjellë edhe familjes Thaçi.“Kërkojmë nga organet e rendit dhe të ligjit që t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme, me qëllim që ky rast të zbardhet sa më parë, kurse personat e përfshirë në këtë akt të shëmtuar të vihen para organeve drejtësisë”, theksoi Presidenti Sejdiu. 

This site is registered on wpml.org as a development site.