presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu dekretoi ambasadorin e Republikës së Kosovës në Austri

Pas marrjes së pëlqimit nga Republika e Austrisë, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dekretoi sot z.Sabri Kiqmari, Ambasador të Republikës së Kosovës në Republikën e Austrisë, me seli në Vjenë.

Dekretimi është bërë në pajtim me nenin 84, pika 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Dekretin Presidencial Nr. DMD-007-2008, të datës 18 qershor 2008, për themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Republikën e Austrisë, si dhe pas marrjes së pranimit të shtetit pranues për emërim të Ambasadorit. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.