presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu dekoroi Shaban Polluzhën me Urdhrin “Hero i Kosovës”

Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 84, pika 28, si dhe në bazë të Rregullores mbi Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës që i jep Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Procedurat e Dhënies së Tyre, neni 3, 19 dhe 34, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka marrë vendim që ta dekorojë me Urdhrin “Hero i Kosovës” luftëtarin e shquar Shaban Polluzha, për kontributin e dhënë dhe trimërinë e treguar në luftën çlirimtare për lirinë e Kosovës gjatë viteve ’40 të shekullit të kaluar.

Ky Urdhër u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës të kohëve moderne nga Lidhja e Prizrenit e këndej, si dhe qytetarëve të Kosovës që kanë bërë vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.Vendimi hyn në fuqi menjëherë, kurse medalja me Urdhrin “Hero i Kosovës” do t’u dorëzohet familjarëve të Shaban Polluzhës në një ceremoni të veçantë.  

This site is registered on wpml.org as a development site.