presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu: Çdo veprim që bie ndesh me ligjin, është tërësisht i papranueshëm

“Mendoj se Beogradi duhet të ketë një rol tjetër, jo si deri më tash. E ardhmja jonë e përbashkët e të gjitha vendeve të rajonit është në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe në komunikime ndërshtetërorë në mënyrë të mirë, jo të vihet zjarr dhe të krijohen tensione, të cilat rrezikojnë paqen dhe stabilitetin”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë një konference që pati sot me gazetarë. Në vazhdim e keni të plotë transkriptin e kësaj konference:

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dënoi dhunën e një grupi të lëvizjes “Vetëvendosje”, të cilët sot në Prishtinë demoluan makinat e misionit EULEX.    “Në Republikën e Kosovës çdokush  është i lirë të protestojë dhe të shfaqë pakënaqësinë e vet qytetare. Por, secila protestë duhet t’i respektojë në mënyrë rigoroze kufijtë e kundërshtimit të civilizuar e demokratik, ndërsa çdo veprim tjetër, që cenon lirinë, sigurinë dhe pronën e kujtdoqoftë dhe që bie ndesh me ligjin, është tërësisht i papranueshëm për institucionet e Republikës së Kosovës”, tha Presidenti Sejdiu.   Me këtë rast, ai u bëri thirrje të gjitha institucioneve dhe qytetarëve të vendit që të sillen me përgjegjësi, të jenë të dinjitetshëm dhe të punojnë me përkushtimin më të madh për të ardhmen e pakthyeshme demokratike dhe euroatlantike të Republikës së Kosovës.   

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.