presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Pacolli merr urimet e para pas zgjedhjes President i Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka marrë urimet e para për zgjedhjen në detyrën e re.

Sapo Parlamenti i Kosovës votoi për President të Republikës zotin Behgjet Pacolli, atij i mbërritën telefonatat e para të urimit nga homologë apo personalitete të shquara ndërkombëtare.I pari që i telefonoi Presidentit Pacolli ishte numri një i shtetit shqiptar, zoti Bamir Topi. Në telefonatën e përzemërt dhe vëllazërore, zoti Topi i uroi homologut të vet të Kosovës suksese në kryerjen e detyrës së lartë dhe e garantoi në mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Shqipërisë për Kosovën. Dy Presidentët diskutuan mundësinë e takimeve në të ardhmen.Në zyrën e tij, Presidenti Behgjet Pacolli mori urimet më të mira për detyrën e tij të re dhe nga shefi i pranisë ndërkombëtare në Kosovë, Piter Faith (Peter Feith).Më pas Presidentin Behgjet Pacolli e uruan me radhë ish Presidenti kroat Stipe Mesiç, ish Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani dhe shumë personalitete të tjera publike nga vendi dhe bota.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.