presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Pikat themelore të Ekipit të Unitetit të Kosovës, të prezantuara nga Presidenti Sejdiu para treshes së Emisarëve Specialë të Grupit të Kontaktit (11 gusht, 2007)

Ekipi Negociator mirëpret Delegacionin e treshes së Grupit të Kontaktit. Kemi kënaqësinë t’ju përshëndesim juve: Ambasadorin Frank Wisner, Ambasadorin Wolfgang Ischinger dhe Alexandre Botsan Harchenkon.

1.    Ekipi Negociator mirëpret Delegacionin e treshes së Grupit të Kontaktit. Kemi kënaqësinë t’ju përshëndesim juve: Ambasadorin Frank Wisner, Ambasadorin Wolfgang Ischinger dhe Alexandre Botsan Harchenkon. Kemi fatin që të tretë jeni njohës të jashtëzakonshëm të zhvillimeve në Kosovë dhe në Ballkan, të cilat u karakterizuan, fatkeqësisht, me luftëra dhe tragjedi të mëdha, ndërsa në vitet 1998 dhe 1999 goditën edhe Kosovën. Ne besojmë fuqimisht që para nesh janë kohë të tjera: të stabilitetit dhe të prosperitetit të Kosovës dhe të mbarë rajonit.2.    Ekipi Negociator i Kosovës mbështetë plotësisht Deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Munit, të 1 gushtit, e cila thërret Grupin e Kontaktit që të ndërmarrë angazhime shtesë në procesin e përmbylljes statusit të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe përgatitjen e Raportit për këtë përpjekje shtesë finale, jo më larg se me 10 dhjetor të këtij viti.  3.    Ekipi Negociator i Kosovës pret që Delegacioni i treshes së Grupit të Kontaktit, në angazhimet shtesë rreth Kosovës, do të respektojë fuqimisht Parimet Prijëse të Grupit të Kontaktit (2 nëntor 2005), dhe Deklaratën e Ministrave të Jashtëm të Grupit të Kontaktit për Ardhmëninë e Kosovës (31 janar, 2006). Integriteti territorial i Kosovës eshte i pacenueshëm dhe i panegociueshëm. Ky është qëndrim i prerë i Ekipit Negociator te Kosovës dhe i popullit të Kosovës. 4.    Ekipi Negociator zotohet para jush se do të vazhdojë të jetë i angazhuar fuqimisht në fazën finale shtesë të zgjidhjes së statusit të Kosovës, ashtu siç edhe ka qenë në 16 muajt e punës së përbashkët me Martti Ahtisaarin, Emisarin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Jemi të gatshëm që me ju të punojmë pandërprerë, për çdo ditë, në katër muajt e ardhshëm, duke respektuar plotësisht qasjen dhe modalitetet e punës suaj, për të mbërritur tek epilogu i çështjes së Kosovës, përmbyllja e procesit të pavarësimit të saj.5.    Ekipi Negociator i Kosovës është i bindur që javët dhe muajt e ardhshëm të angazhimit tuaj, duhet të shënojnë përfundimin e procesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës. Populli i Kosovës, tetë vjet pas përfundimit të luftës, duhet ta dijë të ardhmen e tij. Zgjidhja e statusit të Kosovës do të ndikojë thelbësisht në stabilizimin afatgjatë të kësaj pjese të Ballkanit. 6.    Ekipi Negociator i Kosovës është i sigurt që pavarësia e Kosovës, në kufijtë e njohur nga Propozimi Gjithpërfshirës i Martti Ahtisarit, është zgjidhja e vetme e drejtë për statusin e Kosovës. Pavarësia e Kosovës është vullnet politik i popullit të Kosovës, dhe është e panegociueshme.7.    Ekipi Negociator i Kosovës ka mbështetur Raportin dhe Propozimin Gjithpërfshirës të Presidentit Ahtisaari, rezultat i bisedimeve intensive të Vjenës, që përfunduan me një kompromis, i bindur që në këtë mënyrë, arrihet të respektohet vullneti i shumicës në Kosovë dhe njëkohësisht, ofrohen garancia legale dhe politike për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve të tjera në Kosovë, veçanërisht të komunitetit serb. Këto garanci sigurohen edhe nëpërmjet pranisë civile (ICO) dhe ushtarake (IMP) ndërkombëtare, e cila është pjesë përbërëse e Pakos së Presidentit Ahtisaari. Ndonëse konsideron se Pakoja e Presidentit Ahtisaari, një balansim tejet delikat, është një kompromis i dhimbshëm, Ekipi i Unitetit mbetet fuqimisht pranë qëndrimit se kjo Pako është e panegociueshme. Kjo per arsyen se çdo prekje e këtij balansi delikat, këtë Pako do ta bënte krejtësisht jofunksionale.8.    Ekipi Negociator i Kosovës dhe institucionet e Kosovës zotohen që edhe në katër muajt e ardhshëm të angazhimeve shtesë rreth statusit të Kosovës, do të vazhdojnë zbatimin e politikës së standardeve, të ndërtimit të një shoqërie demokratike dhe multietnike, që do të punojnë intensivisht në legjislacionin shtesë që ka të bëjë me komunitetet në Kosovë dhe do të ruajnë sigurinë dhe stabilitetin në vend. 

This site is registered on wpml.org as a development site.