presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Norvegjia do të hapë së shpejti ambasadën e saj në Prishtinë

12 qershor. – Presidenti i Republikëssë Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu ka pritursot në një takim sekretaren norvegjeze eShtetit, Elizabeth Walaas, e cila po qëndronpër një vizitë në vendin tonë, nëkrye të një delegacioni më të gjerë.

Walaas ka bërë të ditur se Norvegjia së shpejti pritet të hapë ambasadën e saj në Prishtinë, ndërsa ka premtuar vazhdimin e ndihmës së Norvegjisë përRepublikën e Kosovës, me fokus të veçantë në fushën e arsimit dhe ekonomisë. “Mbështetja e Norvegjisë për këtë vit arrin shumën e 15 milionë eurove, mepërqendrim të thellë në përkujdesjen e arsimimit të të rinjve, arsimimin epërkohshëm dhe gjithashtu do të vazhdojmë të përqendrohemi në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, tha Walas. Ndërsa Presidenti Sejdiu theksoi se Norvegjia ka qenë gjithmonë mbështetëse e Kosovës, si në proceset e para pavarësimit, ashtu edhe me pjesëmarrjen e trupave norvegjeze në kuadër të KFOR it.Presidenti Sejdiu falënderoi sekretaren Walaas për angazhimet e veçanta të qeverisë norvegjeze në mbështetjen e Kosovës në të gjitha fushat. Ai tha se angazhimet e institucioneve të vendit janë që Kosova të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme me identitetin e vet si vend dhe shoqëri multietnike.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.