presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Një shpifje shumë e ulët e gazetës “Express”

Gazeta “Express” ka botuar sot (e martë) një shkrim kryesor, i cili është tërësisht i trilluar. Me titullin “Sherri i Konferencës Islamike”, artikulli ndërtohet mbi një gënjeshtër të gazetarit Leonard Kerquki dhe të gazetës “Express” për një gjoja takim në mes të Presidentit Sejdiu dhe Veton Surroit në Aeroportin e Prishtinës, të dielën, më 13 maj.

Presidenti Sejdiu dhe Veton Surroi nuk janë takuar fare atë ditë në këtë aeroport, as gjetiu.Qëllimi skajshmërisht tendencioz i këtij trillimi të gazetës “Express” shihet ashiqare në përpjekjen për të nxitur përçarje dhe mospajtim midis anëtarëve të Ekipit të Unitetit, duke shpikur dialogë në mes të Këshilltarit të Presidentit dhe zëdhënësit të këtij ekipi, Skender Hysenit, në njërën anë, dhe anëtarit të Ekipit të Unitetit, Veton Surroit, në anën tjetër.Me këtë rast, kërkojmë nga gazeta “Express”, që, duke e respektuar kodin elementar të sjelljes mediale, ta botojë këtë përgënjeshtrim në faqet e njëjta, në të cilat e ka botuar artikullin “Sherri i Konferencës Islamike” 

This site is registered on wpml.org as a development site.