presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

MESAZH URIMI I PRESIDENTIT SEJDIU DREJTUAR QYTETARËVE TË KOSOVËS ME RASTIN E DITËS SË FLAMURIT

Qytetarë të nderuar të Kosovës, 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, që festohet kudo në zemrat shqiptare si Ditë e Flamurit, është datë e shënuar për kombin.

Gjysma e kombit shqiptar doli shtet më vete pas shpalljes së pavarësisë shqiptare më 28 nëntor 1912 në Vlorë, para nëntëdhjetë e pesë vjetësh. Pavarësia e Kosovës, që është në prag, do të shënojë realizimin e ëndrrës së parealizuar plotësisht të shqiptarëve për mëvetësi, e cila është mbajtur gjallë edhe nga ditë të tilla të shenjta si Dita e Flamurit, që ka shpalosur identitetin autokton të popullit tonë. Tani, pavarësia jonë do t’u shërbejë  të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim etnie.Si shtet i pavarur e sovran, Kosova do të ketë atributet e veta të shtetësisë, duke lënë në zemrat e të gjithë neve dashurinë e madhe për Flamurin e Skënderbeut, që u rishfaq në Vlorë me binomin Ismail Qemali e Isa Boletini.Qyetarë të nderuar, gëzuar festa e 28 Nëntorit! Gëzuar pavarësia shqiptare! E gëzofshim së shpejti pavarësinë e Kosovës!Presidenti i KosovësDr. Fatmir Sejdiu

This site is registered on wpml.org as a development site.