presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Falënderim Presidentit Mesic

Dua t’Ju shpreh falënderimin tim të thellë për ftesën dhe mikpritjen Tuaj madhështore që më bëtë mua me rastin e shënimit të përfundimit të mandatit Tuaj dhe inaugurimit të Presidentit të ri të Republikës së Kroacisë, në Zagreb, javën që shkoi.

Prishtinë, 23 shkurt 2010
President Stipe Mesic
Zagreb, Kroaci
 
[KETU SHKRUHET ME DORE – I dashur President Mesic],
Dua t’Ju shpreh falënderimin tim të thellë për ftesën dhe mikpritjen Tuaj madhështore që më bëtë mua me rastin e shënimit të përfundimit të mandatit Tuaj dhe inaugurimit të Presidentit të ri të Republikës së Kroacisë, në Zagreb, javën që shkoi.

Vlerësoj lart bashkëpunimin e ngushtë që kemi pasur gjatë gjithë këtyre viteve dhe Ju jam shumë mirënjohës për mbështetjen që i keni dhënë Kosovës me marrjen e vendimit për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike. Me këtë vendim Ju keni hapur dritare të reja bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, fryte të cilat pa dyshim do t’u ndihmojnë vendeve tona për integrimin e tyre të mëtutjeshëm në strukturat euro-atlantike.

Unë mbeta me përshtypjet më të mira për Kroacinë dhe zhvillimin e madh që ka arritur ajo dhe Ju duhet të jeni krenar për këto arritje. Kroacia do të mbetet shembull për Kosovën në rrugën e saj drejt prosperimit dhe zhvillimit të përgjithshëm.

Shpresoj takimi yne që patëm në Zagreb të mos mbetet i fundit dhe të kemi raste të komunikojmë sërish. Duke Ju falënderuar edhe një herë, Juve dhe familjes tuaj Ju dëshiroj shëndet dhe fat!
 
Sinqerisht,
Fatmir Sejdiu
President i Republikës së Kosovës

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.