presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

EKIPI I UNITETIT PËRSHËNDET MIRATIMIN E REZOLUTËS NGA PARLAMENTI EVROPIAN

Përshëndesim miratimin e rezolutës së Parlamentit Evropian për Kosovën ditën e enjte.

E mirëpresim përcaktimin e Parlamentit Evropian për të njohur sovranitetin e Kosovës, fillimisht të mbikëqyryr, si zgjidhje për çështjen e Kosovës.

Vota dërrmuese që mori kjo rezolutë në Parlamentin Evropian dëshmon për unitetin e Unionit Evropian për pavarësinë e Kosovës. 

Presim që ky unitet të kthehet së shpejti në mbështetje efektive për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Përshëndesim qëndrimin e qartë të komisionerëve Havier Solana dhe Olli Ren rreth statusit të Kosovës.

Poashtu e çmojmë punën e madhe që ka bërë eurodeputeti Lagendajk për të siguruar mbështetje për rezolutën e Parlamentit Evropian.

This site is registered on wpml.org as a development site.