presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Austria njeh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran

Sot Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaqi morën letër nga Ministrja e Jashtme e Austrisë, Znj. Ursula Plasnik, e cila i njofton ata në emër të Qeverisë së Austrisë se Republika e Austrisë ka vendosur ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Më poshtë po japim tekstin e plotë të kësaj letre:

“Shkelqësi:

Duke ju përgjigjur letrës suaj të datës 17 shkurt 2008, me anë të së cilës ju më keni informuar për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës të shpallur po atë ditë, kam nderin të ju informoj në emër të Qeverisë austriake se Republika e Austrisë e njeh Kosovën si anëtare të pavarur dhe sovrane të komunitetit të shteteve.

Austria beson se shteti i ri i Kosovës bazohet në parimet e demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe të drejtat e pakicave etnike. Përkushtimi i plotë në respektimin e këtyre parimeve, në veçanti sigurimi i pjesëmarrjes së barabartë të të gjitha komuniteteve në proceset politike, është parakusht për të qenë të integruar në qarkun e shteteve demokratike dhe pluraliste të Evropës.

Për më tepër, Austria beson se të gjitha çështjet që rezultojnë nga pavarësia e Kosovës do të zgjidhen me mjete paqësore.

Jam gjithashtu e lumtur të marrë sygjerimin tuaj për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Sinçerisht,

Ursula Plasnik”

This site is registered on wpml.org as a development site.