presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga: I kemi shtrirë Serbisë dorën e bashkëpunimit

Intervistë ekskluzive e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhënë Zërit të Amerikës

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se zgjedhjet në Serbi, si edhe në çdo vend tjetër fqinj, nuk ndikojnë në shtetin e Kosovës.

Ajo shtoi se Kosova u ka zgjatur dorën e bashkëpunimit të gjitha shteteve fqinje, nuk ka pretendime territoriale ndaj fqinjëve dhe shpreson që të njëjtën gjë të bëjnë edhe vendet e tjera. Zonja Jahjaga tha se me Serbinë, Kosova do që të ketë marrëdhënie korrekte në respektim të këtyre parimeve të integritetit dhe thotë se parime të tilla i shërbejnë paqes dhe stabilitetit në rajon, si edhe qytetarëve të dy vendeve.

Zonja Jahjaga ndodhet në Shtetet e Bashkuara, për të marrë pjesë si një nga folëset kryesore në një konferencë të organizuar nga Agjencia amerikane për Zhvillimim Ndërkombëtar, USAID.

Në konferencën 3-ditore, që po mbahet në Universitetin Georgetown, udhëheqës botërorë, zyrtarë të qeverive dhe ekspertë të zhvillimit ndërkombëtar janë mbledhur për të diskutuar mbi sfidat kryesore dhe mundësitë që kanë vendet në zhvillim dhe organizatat e zhvillimit. 

This site is registered on wpml.org as a development site.