presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

“Die Presse”: PËR BEOGRADIN NË KOSOVË ENDE KA LUFTË

Ne jemi të gatshëm që të gjitha pakicave t’iu ofrojmë të drejtat e njeriut, të cilat janë në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Ju ofrojmë që të integrohen në tërësi në strukturat e sistemit të Kosovës, si dhe mbrojtjen e objekteve të tyre historike, kulturore dhe religjioze. Gjuha e tyre, duhet të shndërrohet në gjuhë zyrtare në Kosovë. Ata mund të ndjekin mësimin në gjuhën e tyre amtare.

“Die Presse”: Çfarë domethënie ka vdekja e Milosheviqit për shqiptarët e Kosovës?Sejdiu: Ai ishte një kriminel lufte. Ai, së bashku me makinerinë e tij të luftës, ka vrarë më shumë se 10 mijë njerëz në Kosovë. Ai ka deportuar mbi 1 milion shqiptarë. Dhe ka kryer krime të shumta në Bosnjë e Kroaci. Është vërtet mëkat, që nuk përfundoi procesi gjyqësor ndaj tij para Tribunalit në Hagë, dhe që nuk përjetoi tërë ashpërsinë e drejtësisë ndërkombëtare. Për fat të keq, shpirti i politikës së Milosheviqit ende është i gjallë në Serbi. Për këtë arsye për ne është me rëndësi, që sa më shpejt të sigurojmë pavarësinë e Kosovës.“Die Presse”: Në Hagë nuk kishte më mundësi që të shprehet një vendim ndaj Milosheviqit. A do ta kenë për këtë arsye serbët më vështirë, që të përpunojnë të kaluarën e tyre?Sejdiu: Milosheviqi për krimet që ka kryer, ka përdorur gjithë aparatin shtetëror. Serbët e dinë fare mirë se çfarë kanë bërë. Kjo tani më në fund duhet të shërbejë si një mundësi për ta, që të vetëdijesohen. Për Kosovën është me rëndësi që si fqinj të ketë një Serbi demokratike.“Die Presse”: Ministri i Jashtëm i Britanisë dhe një numër i madh i diplomatëve kanë thënë se “pavarësia e kushtëzuar për Kosovën” tashmë është punë e kryer. A është kjo për ju një fitore?Sejdiu: Për ne është me rëndësi, duke pasur parasysh vullnetin e popullatës sonë, që të sigurojmë pavarësinë e plotë. Dhe ne do të përmbushim të gjitha parakushtet e nevojshme për këtë. Pavarësia për Kosovën duhet të nënkuptojë se ne mund të bëhemi anëtarë të organizatave ndërkombëtare. Ne nuk kuptojmë se çfarë variantesh të tjera të pavarësisë mund të ketë. Pavarësia e plotë është një karakteristikë e kualitetit të shteteve sovrane.“Die Presse”: Pra, ju për momentin ende nuk dëshironi të shpallni fitoren.Sejdiu: Mund të them vetëm këtë: Ne përkrahim të gjitha proceset, të cilat do të kenë për epilog pavarësinë tonë. Kjo është përgjigjja për nevojat e të gjithë qytetarëve të Kosovës – jo vetëm nevojave të shqiptarëve.“Die Presse”: Dhe çka mund t’iu ofroni serbëve të Kosovës, në mënyrë që ata të pranojnë pavarësinë?Sejdiu: Ne jemi të gatshëm që të gjitha pakicave t’iu ofrojmë të drejtat e njeriut, të cilat janë në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Ju ofrojmë që të integrohen në tërësi në strukturat e sistemit të Kosovës, si dhe mbrojtjen e objekteve të tyre historike, kulturore dhe religjioze. Gjuha e tyre, duhet të shndërrohet në gjuhë zyrtare në Kosovë. Ata mund të ndjekin mësimin në gjuhën e tyre amtare. Serbët dhe pakicat e tjera përbëjnë më pak se 10 për qind të popullatës së përgjithshme në Kosovë. Por në institucionet e Kosovës, ndikimi i tyre ruhet, thuajse janë 30 për qind. Në Parlamentin e Kosovës, me 120 ulëse, 20 prej tyre janë të rezervuara për pakicat. Dhe ne tani kemi filluar edhe me reformimin e qeverisë lokale. Kjo është edhe tema e rrethit të ardhshëm të negociatave, në Vjenë.“Die Presse”: Por Beogradi dëshiron më shumë dhe atë, një lloj autonomie për serbët e Kosovës.Sejdiu: Idetë e Beogradit janë destruktive. Beogradi dëshiron rrënimin e Kosovës. Në Beograd, Kosova nuk shikohet si një shtet i pavarur. Retorika, e cila përdoret aty, nënkupton se ende ekziston një luftë për Kosovën. Por për ne, lufta ka marrë fund. Ne e dëshirojmë një Kosovë të pavarur, e cila do të ruajë karakterin e vet multietnik.“Die Presse”: Pse ekzistojnë aq shumë probleme, sa i përket kthimit të refugjatëve serbë në Kosovë?Sejdiu: Ne e dëshirojmë kthimin e të gjithë refugjatëve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Por në Beograd, në këtë aspekt, udhëhiqet një politikë krejt tjetër. Ata, me propagandën e tyre, trimërojnë serbët e arratisur, që të mos kthehen në Kosovë. Synimi i Beogradit është që të mbajë gjallë tendosjet në Kosovë, për të zvarritur kështu procesin e përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës. Ne e dimë se kthimi i refugjatëve është një pjesë e implementimit të standardeve, standarde këto të cilat ne duhet t’i përmbushim. Por kjo njëkohësisht është edhe një përgjegjësi e misionit të OKB-së, UNMIK-ut.

This site is registered on wpml.org as a development site.