presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjalimi i Presidentes Jahjaga në Institutin Harriman, Universiteti Columbia

Në mesin e vitit 1999, ne kemi trashëguar një vend të shkatërruar: vdekjen e mijërave civilëve, dhe një trashëgimi të armiqësive etnike.

I nderuar z. Coatsworth, zoti Bardos,Zonja dhe zotërinj,Ju faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe për t’u bashkuar me mua sot.Unë jam një besimtare e vendosur në rëndësinë e debatit të lirë dhe të hapur, dhe unë mirëpres mundësinë që Forumi i Udhëheqësve të Botës dhe Institutit Harriman më kanë dhënë mua të flas për vendin tim.Pothuajse dymbëdhjetë vjet më parë, Kosova ishte në shënjestër të spastrimit etnik nga regjimi serb. NATO-ja intervenoi për të mbrojtur civilët.Ky intervenim humanitar u bë precedent për zhvillimin e normës së përgjegjësisë për të mbrojtur, apo ndërhyrje në mbrojtje të viktimave të vrasjes masive dhe shkeljes së rëndë të të drejtave të njeriut.Është kjo linjë e të menduarit që çoi NATO-n për të ndërhyrë përsëri kohët e fundit në Libi dhe kjo është arsyeja pse përvoja e Kosovës bart rëndësi për botën dhe angazhimet e ardhshme në përpjekjet e shtet-ndërtimit.Në mesin e vitit 1999, ne kemi trashëguar një vend të shkatërruar: vdekjen e mijërave civilëve, dhe një trashëgimi të armiqësive etnike.Rimëkëmbja nuk ishte e lehtë. Kjo kërkoi një ndihmë shumë të madhe dhe durim të madh.Demokracitë në zhvillim kanë shumë për të mësuar nga përvoja jonë.Por së pari, më lejoni të ndaj me ju përvojën time.Unë iu bashkova forcës policore të Kosovës në vitin 2000, një institucion që ishim duke ndërtuar nga themeli. Ju mund të pyesni se çfarë është aq e veçantë për t’iu bashkuar një forcë policore?Babai im ka lindur në një burg sepse familja ime kundërshtoi regjimin komunist dhe u persekutua nga forca shtypëse policore, e cila ishte një mjet i shtetit kundër popullit, e dhunshme dhe e korruptuar.Unë u rrita në kulmin e represionit policor, dhe doja një polici ndryshe: të drejtë, të ligjshme dhe të besueshme.Gjatë viteve, policia e Kosovës u bë e tillë – një mikrokozmos i Kosovës që unë e parashikoj: multietnike dhe gjithëpërfshirëse, efikase dhe profesionale, e pakorruptuar dhe transparente.Në Forcën Policore të Kosovës, përmes punës sime të vështirë unë arrita në majë. U bëra gjeneral-major, në rangun më të lartë të policisë.Kur më është ofruar për t’u bërë një kandidate për President të Kosovës, për të ndihmuar vendin tim t’i shmanget një krizë politike, e pranova këtë thirrje.Unë e pashë atë si një mundësi që të jem një Presidente unifikuese që gëzon mbështetjen e partive kryesore politike dhe të komuniteteve.Unë u përkushtova që ta kryej detyrën për t’i shërbyer vendit tim dhe popullit tim në harmoni me idealet dhe vlerat në të cilat unë besoj inJa ku jam sot, Presidente e Republikës së Kosovës.Zonja dhe zotërinj:Falë përpjekjeve të popullit të Kosovës, institucioneve të saj dhe partnerëve ndërkombëtarë, Republika e Kosovës sot është një vend shumë i ndryshëm.Sot, Republika e Kosovës është shtet i pavarur. Shtetet e Bashkuara, vendet kryesore evropiane – 22 nga 27 – dhe më gjerësisht një total prej 82 shteteve, e kanë njohur Kosovën si shtet dhe ne jemi duke punuar në drejtim për të fituar më shumë njohje për shtetin tonë.Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe ne kemi vendosur veten si një faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan.Në vitin 2008 kur ne shpallem pavarësinë, ne kemi vendosur objektiva të qarta në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare: Për të ndërtuar një vend demokratik dhe gjithëpërfshirës dhe për të mbrojtur pakicat.Këto objektiva janë të paraqitura në Propozimin Gjithëpërfshirës për Statusin, i njohur si Plani i Ahtisaarit dhe ato janë të shkruara në Kushtetutën tonë.Sot, unë mund t’ju them se ne jemi duke e përmbushur këtë angazhim. Ne kemi arritur shumicën e këtyre qëllimeve.Kushtetuta e Kosovës, për dallim nga të tjerat në Ballkan, është e bazuar në një ide civile të shtetësisë. Neni Një deklaron qartë se “Republika e Kosovës është një shtet i qytetarëve të saj”.Kjo nuk favorizon një grup etnik në dëm të të tjerëve. Në të kundërtën, ajo përfshin dispozita të forta për të mbrojtur pakicat.Kjo është arsyeja pse komunitetet tona janë të përfaqësuara në Kuvend nëpërmjet një sistemi të ulëseve të garantuara.Nga 120 vende, 20 janë të siguruar për komunitetet etnike që përbëjnë më pak se 10 për qind të popullsisë së Kosovës.Përfaqësuesit serbë kanë shumicën e vendeve të rezervuara krahas vendeve që fitojnë nga pjesëmarrja në zgjedhje.Ekziston një program i fortë i aksionit afirmativ në vend në të gjithë shërbimin civil, në mënyrë që institucionet të tilla si Forca e Policisë së Kosovës të reflektojnë natyrën e popullatës së Kosovës.Për të siguruar mbrojtjen ligjore të komuniteteve, ata mund të vënë veton ndaj çdo ndryshimi të Kushtetutës dhe ligjeve të cilat mund të ndikojnë në të drejtat e tyre.Si pjesë e procesit të decentralizimit që ne kemi ndërmarrë, ne kemi ndërtuar pesë komuna të reja, funksionale, të drejtuara nga ana e minoriteteve në pjesë të ndryshme të Kosovës, të cilat janë të barabarta në ushtrimin e pushtetit me pjesën tjetër të komunave në vend.Për shembull, në Graçanicë, një vozitje 6-minutëshe me makinë nga kryeqyteti i Prishtinës, serbët dhe përfaqësuesit e tyre të zgjedhur drejtojnë punët e tyre komunale.Ata gjithashtu rregullojnë punët e tyre kulturore dhe fetare, arsimin, shëndetësinë dhe emërojnë komandantët e tyre lokal të policisë.Si institucione të Republikës së të Kosovës, ne gjithashtu kemi njohur të drejtën legjitime të Serbisë për të treguar interesim në lidhje me pakicën serbe në Kosovë.Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur dispozitat që i rregullon këto lidhje në mënyrë transparente nëpërmjet institucioneve të Kosovës.Qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike dhe fetare, madhësinë e tyre apo përqindjen e tyre, tani janë të barabartë me ligj.Liria e lëvizjes është përmbushur. Çdokush është i lirë të udhëtojë, të punojë dhe të të kërkojë mundësi në të gjithë Kosovën.Në Kosovë, policia nuk ka shënuar asnjë krim të motivuara etnikisht në shtatë vitet e fundit, dhe kjo vlen për serbët e Kosovës.Më shumë në përgjithësi, Kosova është duke punuar për forcimin e sundimit e saj të ligjit, trajtimin e korrupsionit dhe sfidat e zhvillimit ekonomik.Siç theksuat Ju, z. Coatsworth, unë ia kam kushtuar një pjesë të karrierës sime në ndërtimin e forcës policore të Kosovës – institucioni më i besuar dhe i respektuar në Kosovë, – sepse unë jam e bindur që prosperiteti ynë mbështetet në sigurinë, dhe po kështu edhe anëtarësimi ynë në Bashkimin Evropian dhe NATO.Kjo është arsyeja pse ne jemi duke i përditësuar të gjitha legjislacionet tona për t’u bërë më efikase në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, siç është ligji për konfiskimin e aseteve që ne shpresojmë që do të kompletohen deri në fund të vitit.Dhe ky nuk është vetëm një angazhim verbal.Policia dhe gjyqësori ynë, si dhe hetuesit ndërkombëtarë, të cilët punojnë së bashku me ne në Kosovë, bashkëpunojnë me vendet e rajonit për të ndjekur penalisht krimin.Ne kemi vendosur veten si një partner të besueshëm të qeverisë amerikane në parandalimin e terrorizmit siç kanë konfirmuar disa arrestime të kohëve të fundit që janë rezultat i bashkëpunimit tonë.Zyrtarë të qeverisë të cilët janë hetuar për korrupsion nuk mund të qëndrojnë në detyrë.Por, më lejoni të shpjegoj se krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk janë një problem i veçantë i Kosovës, ato janë një karakteristikë e vendeve në periudhat e tranzicionit.Për t’i luftuar ato ne kemi nevojë për një përgjigje të përbashkët rajonale.Kjo është arsyeja pse në këtë moment vendimtar, për të qenë më efikase në luftimin e krimit të organizuar dhe kërcënimeve të tjera transnacionale, Kosova si një shtet duhet të përfshihen në organizata rajonale dhe ndërkombëtare që përqendrohen në luftën kundër këtyre kërcënimeve, pavarësisht mosmarrëveshjeve politike.Sundimi i ligjit është në qendër të përpjekjeve të mia për të krijuar një shtet të qëndrueshëm dhe për të kontribuar në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.Nga kjo premisë kam mbështetur operacionin e përbashkët të Policisë së Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës javën e kaluar.Ky veprim instaloi zyrtarët doganorë në dy kalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që ishin jashtë ndikimit të qeverisë dhe u bënë strehë e kontrabandës.Zonja dhe Zotërinj:Unë, si Presidente e Republikës së Kosovës, garantoj që ne do të mbetemi të fokusuar në këtë kurs sepse, pa marrë parasysh se çfarë është pikëpamja jonë, nga kemi ardhur prej ose cilit grup etnik ne i përkasim, pavarësisht nga mosmarrëveshjet për mënyrën se si kemi arritur deri këtu, ne mund të ndërtojmë mbi ambicien tonë për të ardhmen.Ne dëshirojmë që Kosova dhe tërë rajoni të jetë i begatë, demokratik, anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s si garanci kryesor e paqes dhe stabilitetit në Ballkan duke qenë kontribuues aktiv në këtë proces.Pikërisht në këtë frymë largpamëse i jemi drejtuar dialogut me Serbinë.Nëpërmjet tij shpresojmë që të gjejmë zgjidhje për problemet praktike që do të lehtësonin jetën e qytetarëve tanë pavarësisht nga mosmarrëveshjet politike.Si rezultat i këtyre bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, qytetarët e Republikës së Kosovës tani mund të udhëtojnë me dokumente të Kosovës dhe targa të lëshuara nga Kosova në Serbi.Diplomat e arsimimit në Kosovë të cilat nuk janë njohur më parë tani pranohen nga Beogradi.Marrëveshja e fundit për vulat doganore do të mundësojë lëvizjen e lirë dhe ligjore të mallrave midis dy vendeve.Ne me padurim po e presim kthimin në Kosovë të të gjithë dokumentacionit që ishte konfiskuar nga Serbia në fund të luftës.Këto marrëveshje janë një mjet për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.Ato janë një qasje pragmatike për disa shqetësime të vërteta.Ato nuk e cenojnë sovranitetin e Kosovës dhe ato nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën ose ligjet e vendit tim.Shoqëria, gjithashtu, ka bërë progres.Që të jem më e qartë, shoqëria jonë nuk është shëruar plotësisht nga lufta. Edhe në momentin që unë po flas, mijëra njerëz në të gjithë Kosovën vazhdojnë të jenë duke vuajtur për fatin e rreth 1.800 të dashurve të tyre që ende janë të zhdukur. Ata janë privuar nga e drejta për të pasur një varr.Megjithatë, dëshira e shoqërisë për të shkuar përpara dhe për tu pajtuar është frymëzues.Në një përpjekje të fundit nga ana e shoqërisë civile për të nënshkruar një peticion për procesin e pajtimit rajonal në katër njësi të ish-Jugosllavisë, Kosova përmbushi mbështetjen e synuar në lidhje me vendet e tjera në rajon të prekura nga luftërat – një tregues i vullnetit të fortë të qytetarëve të Kosovës për të punuar drejt së ardhmes dhe të lënë institucionet që të merren me ndjekjen e krimeve të së kaluarës.Por, zonja dhe zotërinj, kjo nuk do të thotë se nuk ka sfida apo rreziqe të cilat mund të ndryshojnë këtë progres.Sfidat tona sot në Kosovë janë kërcënime për këtë stabilitet – mbetjet e punëve të pambaruara.Në tri komuna në veri të Kosovës, elementet radikale serbe, të cilat janë të lidhura me rrjetet kriminale, kanë kundërshtuar qeverinë e Kosovës.Ata kanë krijuar struktura paralele të sigurisë që kanë penguar dhe dëmtuar përpjekjet tona për të arritur në këtë pjesë të komunitetit.Pozita jonë për këtë mbetet shumë e qartë: ne do të vazhdojmë të punojmë shumë për të integruar të gjitha komunitetet.Ne do të vazhdojmë t’i ofrojmë komunitetin serb, i cili është mbajtur peng nga këto struktura, të drejtat dhe përfitimet që serbët në vendet tjera të Kosovës janë duke shijuar.I bëjmë thirrje Serbisë të ndihmojë në shkatërrimit e këtyre strukturave ilegale të sigurisë.Në muajt e ardhshëm, institucionet e Kosovës, në partneritet me faktorët ndërkombëtarë, do të përpiqet që të angazhohen me këtë komunitet serb në veri në mënyrë që sa më mirë t’i trajtojë shqetësimet e tyre.Ne dëshirojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme në veri të Kosovës për të zgjedhur përfaqësues legjitim që do të respektojnë ligjet. Kjo do të sjellë normalitet në veri nga e cila të gjithë qytetarët do të përfitojnë.Ajo që ne duam është e arritshme, por ne nuk mund ta bëjmë këtë të vetëm.Ne kemi nevojë për mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Serbinë, ashtu siç është paraparë në Planin e Ahtisarit.Por, unë nuk do të bien dakord për çfarëdo shkelje të sovranitetit të Kosovës.Unë vendosmërisht kundërshtoj ndarjen e Kosovës, rirregullim e saj të brendshëm territorial apo shkëmbimin e territoreve ndërmjet vendeve.Unë jam e angazhuar në këtë vizion për vendin tim dhe rajonin: multi-etnik, multi-kulturor, një vend i shumë feve e traditave, ku kulturat e ndryshme janë një burim pasurimi, ku të gjithë qytetarët jetojnë me dinjitet dhe krenari. Të nderuar miq,Kjo është epoka e integrimit: idetë që i ndajnë njerëzit bien në kundërshtim me këtë trend.Ne kemi nevojë të gjejmë mënyra për të respektuar divergjencat tona dhe për të ndërtuar mbi të ardhmen tonë të përbashkët.Unë besoj në aftësinë tonë për t’u ngritur mbi dallimet dhe për të gjetur forcë në nxjerrjen e mësimeve nga e kaluara dhe për të ndërtuar të ardhmen duke mos përsëritur të kaluarën.Ju falënderoj për vëmendjen tuaj dhe shpresoj t’ju mirëpresim në Kosovë, vendin e evropianëve të rinj, kështu që ju mund të shihni vet se si një komb e ka ndërtuar veten dhe çfarë historie jashtëzakonisht e suksesshme ka qenë.Faleminderit!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.