presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjala e Presidentes Jahjaga, në SOS fshatrat e fëmijëve , në ngjarjen “Së bashku për fëmijët me nevojë”

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë sot në ngjarjen “Së bashku për fëmijët me nevojë”, organizuar nga SOS fshatrat e fëmijëve.

Me këtë rast Presidentja Jahjaga mbajti një fjalim të cilin po e sjellim në vijim :Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Kosovës,Të nderuar përfaqësues diplomatik në Kosovë,Të nderuar mysafir,Të nderuar pjesëmarrës,Fëmijët janë pasuria më e çmueshme e një shoqërie. Kujdesi ndaj tyre është një përgjegjësi e madhe humane, individuale dhe kolektive.Ata gjithmonë do ta ndiejnë kujdesin dhe dashurinë duke krijuar një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e tyre.Kjo nismë është në vazhdën e kësaj përkujdesjeje. Gjatë këtyre dhjetë viteve, fal angazhimit dhe mbështetjes institucionale, është tejkaluar institucioni i jetimores.Ky është një sukses për t’u vlerësuar dhe Kosova bëhet shembull në rajon në përmbushjen e kritereve për mbrojtjen e fëmijëve që kanë nevojë për përkujdesje. Është obligim i të gjithë neve në institucione, që të punojmë për një Kosovë ku të gjithë fëmijët do ta kenë një të ardhme me prosperitet, arsim dhe shëndetësi cilësore, dhe të krijojmë një vend ku ata do të kenë të ardhme të ndritur.Të kërkojmë vazhdimisht ofrimin e kushteve afat-gjate, se Kosova është shtet i mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët, pa dallim të statusit të tyre familjar, fetar, racor apo shoqëror.Të tregojmë se familja dhe dashuria mbesin përkrahja kryesore për këta dhe të gjithë fëmijët e tjerë.  Si Presidente e vendit por edhe si femër, do të kujdesem që veprimet e institucioneve tona të jenë në përputhje me interesin më të mirë të fëmijëve ashtu siç kërkohet nga ne. Ju uroj punë dhe rezultate të frytshme edhe në të ardhmen.

This site is registered on wpml.org as a development site.