Presidentja Jahjaga priti përfaqësueset e shoqatës “Motrat Qiriazi”

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot zonjën Shqipe Malushi, përfaqësuese e Shoqatës së Grave Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qiriazi” me seli në New York dhe zonjën Safete Rogova nga shoqata “Motrat Qiriazi” në Kosovë.

Përfaqësueset e shoqatave e falënderuan Presidenten për takimin duke ia uruar zgjedhjen në detyrën e kreut të shtetit të Kosovës. Ato i dëshiruan suksese në punët e saj lidhur me sfidat e shumta që e presin Kosovën. 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se aktivitetet e shumta para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë të karakterit humanitar dhe edukues të mbarë popullatës e në veçanti të grave dhe vajzave shqiptare, mbeten vepra për t’u vlerësuar lart.

Në fund të takimit, mysafiret, në shenjë mirënjohjeje, i dhuruan Presidentes Jahjaga publikimet e shoqatave.