Presidenti Thaçi viziton Podgoricën, takohet me presidentin Gjukanoviq

Prishtinë, 11 shtator 2018 - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot udhëton për një vizitë të shkurtër zyrtare në kryeqytetin e Malit të Zi, ku do të ketë një drekë pune me homologun e tij, Millo Gjukanoviq.

Presidenti Thaçi dhe presidenti Gjukanoviq do të flasin për perspektiven euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për forcimin e paqes dhe stabilitetit rajonal, si dhe për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërshtetëror.

Raportet e mira fqinjësore janë mesazhi më i mirë për integrimin e rajonit tonë në Bashkimin Evropian.