Presidenti Thaçi vazhdoi konsultimet me përfaqësuesit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

Prishtinë, 31 korrik 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vazhduar konsultimet me partitë politike për hapat që duhet ndërmarrë në realitetin e ri të krijuar politik.

Presidenti Thaçi ka takuar deputetët nga Grupi Parlamentar 6+, Albert Kinollin, i cili është përfaqësues i komunitetit rom, Danush Ademin, përfaqësues i komunitetit ashkalinj dhe Veton Berishën, përfaqësues i komunitetit egjiptian.

Presidenti Thaçi ka thënë se po shqyrtohen mundësitë që në konsultime me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme për nxjerrjen e vendit nga kjo situatë e re politike.

Takimet e presidentit Thaçi me përfaqësuesit e partive politike do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.