Presidenti Thaçi priti Ambasadoren e Finlandës, Pia Stjernvall

Prishtinë, 31 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Ambasadoren e Finlandës, Pia Stjernvall, me të cilën ka biseduar për zhvillimet në Kosovë.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka zhvilluar një proces elektoral shembullor dhe se tani po pret formimin e qeverisë së re.

“Pas një procesi elektoral shembullor, pres që shpejt të formohet qeveria e re dhe të vazhdojmë në rrugën drejt integrimeve euroatlantike”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ambasadorja Stjernvall theksoi se Finlanda mbështet perspektivën evropiane të Kosovës dhe të tërë Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Thaçi shtoi se është e rëndësishme që përkrahja e shteteve anëtare të BE-së, për tërë vendet e Ballkanit Perëndimor, të mos lëkundet.

“Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE”, konkludoi presidenti Thaçi.