Presidenti Thaçi në GlobSec: Dialogu s’ka alternativë, të vazhdojë pa kushte

Bratisllavë, 7 qershor 2019 - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë sot në konferencën ndërkombëtare “GlobSec”, në Bratisllavë të Sllovakisë.

Presidenti Thaçi ka thënën se forumi “Globsec”, është një mundësi e jashtëzakonshme për shtetin e Kosovës që të afirmojë të arriturat e veta, të prezantojë suksesin e vendit tonë si vend i pavarur dhe sovran, në Bratisllavë, në shtetin ku ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, pra Sllovakia me katër të tjera të Bashkimit Evropian.

“Kishim mundësi të mira që të takoheshim me personalitete të ndryshme dhe liderë të ndryshëm edhe të Bashkimit Evropian edhe të shteteve anëtare, por edhe me zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës’, ka thënë presidenti Thaçi.

Kreu i vendit ka thënë se ka pikëpamje të ndryshme për realitetin aktual, ka dallime thelbësore që janë krejt normale, edhe për të arriturat e procesit të dialogut në të kaluarën, por edhe për procesin e implementimit.

“E theksoj edhe njëherë Serbia duhet të implementojë marrëveshjet dhe obligimet që ka marrë qoftë për sektorin e energjisë, qoftë të IBM. Gjithashtu, të krijojë mundësi për të mos i penguar serbët në Veri për të funksionalizuar çështjen e urës që ndanë qytetin dhe njerëzit atje”, ka thënë ai.

I pari i vendit, ka  shtuar se, gjithashtu Kosova t’i kryejë të gjitha obligimet që ka nënshkruar në vitin 2013.

“Në të njëjtën kohë Serbia të mos i pengojë qytetarët serbë të Kosovës për të participuar në ekipën për shkruarjen e statutit të përgjegjësive që i kemi marrë ne në Brukel”, është shprehu presidenti.

Kreu i vendit ka thënë se debati ishte një mundësi e kërkimit të mundësive për vazhdimin e dialogut.

“Debati me presidentët Gjukanoviq dhe Vuciq, mendoj se ishte në frymën e një diskutimi, mundësi të kërkimit të mundësive për vazhdimin e dialogut, tejkalimin e pengesave dhe vështirësive që kemi aktualisht që dialogu të mos kushtëzohet dhe që të mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare, historike gjithëpërfshirëse që do të përmbyllet me njohjen reciproke në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Pavarësisht nga kritikët dhe skeptikët, dialogu nuk ka alternativë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në këtë forum panelistë ishin Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq.