Presidenti Thaçi merr pjesë në darkën solemne të shtruar nga Kryeministri i Japonisë

Tokyo, 24 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në darkën solemne të shtruar nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, në kuadër të ceremonive për të shënuar proklamimin e marrjes së fronit nga Perandori Naruhito.

Darka solemne është shtruar për delegacionet e mbi 190 delegacioneve të shteteve dhe të organizatave ndërkombëtare, të përfaqësuara nga anëtarë të familjeve mbretërore nga bota, krerë të shteteve dhe të qeverive, ministra dhe ambasadorë.

Darkës i ka paraprirë një shfaqje e shkurtër e teatrit japonez, me anë të së cilës Japonia tregon suksesin e saj në ruajtjen e traditës dhe bashkimin e saj me bashkëkohoren, si çelës i suksesit të Japonisë.