Njohja nga Andorra forcon pozitën ndërkombëtare të Kosovës

Vendimi i Qeverisë së Principatës së Andorrës për njohjen e Republikës së Kosovës është një lajm i pritur, që vjen nga një vend demokratik dhe që është edhe veprim i angazhimeve të përbashkëta të vendeve mike, që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe afirmimit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Presidentja e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, gjatë manifestimit të 150 vjetorit të bashkimit të Italisë, më 2 qershor, e ka takuar Koprincin e Andorrës, arqipeshkvin Joan Enric Vives i Sicilia, dhe në një bisedë miqësore është njoftuar për njohjen që i bën  ky vend Republikës së Kosovës, si dhe për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për lobimin për njohjet e reja dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare.