presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi u takua me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vendin tonë, z. Islam Lauka.

Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, pasi që e falënderoi ambasadorin Lauka për vizitën dhe për përcjelljen e përshëndetjeve nga krerët më të lart të shtetit shqiptar, tha se institucionet e Republikës së Kosovës janë duke punuar me intensitet të madh me te gjitha subjektet politike për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për kapërcimin e situatës se krijuar pas dorëheqjes se presidentit Sejdiu.

Ambasadori Lauka pasi që e falënderoi z. Krasniqi për pritjen, i përcolli atij përshëndetjet më të mira nga Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli si dhe nga Kryeministri Sali Berisha.

Poashtu, Ambasadori Lauka e vlerësoi lart punën që po bëhet për kapërcimin e situatës së krijuar dhe theksoi t’i vinte jashtëzakonisht mirë që në këto rrethana në krye të shtetit të Kosovës qëndron një personalitet i shquar. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.