presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Telegram ngushëllimi

Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të popullit të Republikës së Kosovës për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Sllovenisë, z. Janez Dërnovshek.

I nderuari President Türk,Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të popullit të Republikës së Kosovës për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Sllovenisë, z. Janez Dërnovshek.Presidenti Dërnovshek do të kujtohet gjithmonë si një burrështeteas i respektuar që luftoi me përkushtim për parimet universale të lirisë së popujve dhe të demokracisë moderne evroperëndimore.Në vendin tim, në Kosovë, ai do të gëzojë përherë nderim të thellë, sepse çdo herë u angazhua pa hezitim për zgjidhjen e drejtë të çështjes sonë, konform vullnetit politik të institucioneve dhe të popullit të Kosovës. Me respekt,Prishtinë, 23 shkurt 2008                                        Dr. Fatmir Sejdiu,President i Republikës së Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.